UBT News

Britney Spears sërish fshiu llogarinë e saj në Instagram

Ylli Britney Spears sërish fshiu llogarinë e saj në Instagram. Të mërkurën fansat e saj e vërejtën se ajo deaktivizoi llogrinë e saj, sikurse në muajin shtator.

Së fundmi ajo e ka përdorur Instagramin për të folur për marrëdhëniet e saj familjare dhe rreth asaj se si u trajtua nga babai i saj.

Në muajin shtator, ajo u largua nga Instagrami për një javë para se të kthehej për të festuar fejesën me Sam Asgharin./UBTNews/

Exit mobile version