Britney Spears planifikon të shkojë në studio ‘për të regjistruar një album me duete’ pas suksesit të këngës së saj Hold Me Closer me Sir Elton John.
Këngëtarja mund të regjistrojë këngë me Dua Lipën, Ariana Grande dhe Sam Smith – që të gjithë fansa të mëdhenj të Britney-t, sipas The Sun.
Spears nuk ka publikuar një album që nga “Glory” i 2016-ës dhe ajo nuk ka plane të promovojë muzikë të re, kështu që një album me duete është një mënyrë e mirë që ajo të arrijë tek fansat.
“Britney nuk do të dalë dhe të promovojë asgjë aktuale, kështu që një album me duete është një mënyrë e mirë për të shmangur nevojën për të bërë ndonjë promovim, ndërkohë që këngët do të luhen në të gjithë botën“, tha një burim./UBTNews/