Britney Spears nuk i ka parë djemtë e saj adoleshentë për “më shumë se një vit” pas grindjeve të tyre publike për sjelljen e saj në mediat sociale.
“Deri në fund të verës [2022], tensionet u bënë aq të këqija sa djemtë nuk po i përgjigjeshin as mesazheve të saj. Dhe ajo ishte e tërbuar”, pohoi producentja e TMZ Katie Hayes në dokumentarin “TMZ Investigates: Britney Spears: The Price of Freedom”.
Një burim konfirmon për Page Six se hera e fundit që këngëtarja pa djemtë Sean Preston, 17 vjeç dhe Jayden, 16 vjeç ishte “në fillim të vitit 2022” – para martesës së saj me Sam Asghari.
Marrëdhënia e Spears me djemtë e saj kishte qenë e tensionuar për një kohë përpara se të arrinte përfundimisht në kulm në gusht 2022 pasi Jayden kritikoi publikisht aftësitë e saj prindërore.
“Mendoj se mami ka pasur vështirësi për të na dhënë vëmendje dhe për të na treguar dashuri të barabartë; Nuk mendoj se ajo i tregoi mjaftueshëm Preston-it dhe ndihem shumë keq për këtë”, tha Jayden për Daily Mail në atë kohë.
Sipas babait të djalit, Kevin Federline, prirja e Spears për të shfaqur trupin e saj në internet nuk i ndihmoi gjërat.
Menjëherë pas kësaj, Spears tha se ishte e trishtuar kur dëgjoi mënyrën se si Jayden foli për të në shtyp./UBTNews/