Ylli botëror Britney Spears tha se nuk do të performojë më derisa babai i saj akoma ka kontroll mbi karrierën e saj.
Ajo tha se konservatizmi në të cilën ka qenë për më shumë se 13 vite ia ka “mbytur ëndrrat”.
Në rrjetet sociale ka shumë komente negative mbi babain e Britney, për konservatorin që kontrollon çështjet e saj personale dhe financiare të cilave ajo është lutur t’i jepet fundi.
“Unë nuk do të performoj në asnjë skenë krahas babait tim që më tregon se çka do vesh, të them, bëj ose mendoj”, tha ajo, shkruan Reuters, transmeton KlanKosova.tv
Babai i saj Jamie Spears ka kontrollin e pasurisë së vajzës së tij të fituar në një gjykatë që e krijoi në vitin 2008.
39 vjeçarja Britney e cila ka probleme të shëndetit mendor, nuk ka performuar në publik që nga fundi i vitit 2018 gjatë fund të një turneu botëror në Las Vegas.
Spears këtë javë caktoi një avokat të ri për ta përfaqësuar atë në përpjekjen e saj për t’i dhënë fund konservatoritetit, duke e quajtur atë abuzive.
“Kjo konservatori më vrau ëndrrat … kështu që gjithçka që kam është shpresa dhe shpresa është e vetmja gjë në këtë botë që është shumë e vështirë për tu vrarë”, shkroi ajo.