Ylli i popit, Britney Spears, po e nis vitin 2022 me një pastrim të listës së atyre që ndjek në rrjete sociale!
Spears nuk po e ndjek më motrën e saj të vogël, Jamie Lynn Spears në Instagram. Ndërsa Jamie Lynn është ende duke ndjekur këngëtaren, të paktën deri më tani.
Britney aktualisht ndjek 46 persona, duke përfshirë të fejuarin Sam Asghari, Paris Hilton, Selena Gomez, Miley Cyrus, Lady Gaga, Madonna dhe Tinashe, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për të në mes të lëvizjes #FreeBritney.
Marrëdhënia e Britney Spears dhe motrës Jamie ka qenë titujt kryesorë që kur këngëtarja pretendoi në një seancë gjyqësore në qershor se donte të padiste familjen e saj për konservatorin “abuziv” nën të cilin kishte qenë që nga viti 2008.
Përpara se gjyqtarja Brenda Penny t’i jepte fund konservatorit në nëntor, Britney gjithashtu kritikoi publikisht Jamie Lynn për interpretimin e këngëve të saj në Radio Disney Music Awards 2017, gjë që e cila e kishte shqetësuar shumë./UBTNews/