UBT News

Britney Spears konfirmon shtatzëninë

Këngëtarja Britney Spears njoftoi se ajo dhe partneri i saj, Sam Asghari janë në pritje të një fëmije. Të hënën Spears konfirmoi se ajo është shtatzënë dhe po pret fëmijën e parë me të fejuarin e saj, Sam Asghari.

 “Kam bërë testin e shtatzënisë, dhe … unë po pres fëmijë”, shkroi ajo.

Spears dhe Asghari, që u fejuan në shtator të vitit 2021, folën hapur rreth dëshirës së tyre për të pasur një fëmijë./UBTNews/

Exit mobile version