UBT News

Britney Spears kërkon që kujdestaria e saj të përfundojë këtë vit

Britney Spears së fundmi ka kërkuar që kujdestaria e saj 13 vjeçare të përfundojë zyrtarisht këtë vit.

Ekipi i artistes ka paraqitur dokumentet në gjykatë duke kërkuar që kujdestaria të përfundojë menjëherë.

Siç raportojnë mediat e huaja, në dokumentet e siguruara, Spears kërkon që kujdestaria të përfundojë “plotësisht dhe në mënyrë të pashmangshme”, duke thënë se “nuk i shërben më një qëllimi legjitim”.

Avokati i saj ka kërkuar nga gjykata që Jamie të largohet dhe dikush tjetër të emërohet si kujdestar i përkohshëm për pasurinë e këngëtares.

Exit mobile version