Britney Spears së fundmi ka kërkuar që kujdestaria e saj 13 vjeçare të përfundojë zyrtarisht këtë vit.
Ekipi i artistes ka paraqitur dokumentet në gjykatë duke kërkuar që kujdestaria të përfundojë menjëherë.
Siç raportojnë mediat e huaja, në dokumentet e siguruara, Spears kërkon që kujdestaria të përfundojë “plotësisht dhe në mënyrë të pashmangshme”, duke thënë se “nuk i shërben më një qëllimi legjitim”.
Avokati i saj ka kërkuar nga gjykata që Jamie të largohet dhe dikush tjetër të emërohet si kujdestar i përkohshëm për pasurinë e këngëtares.