Britney Spears postoi në Instagram Story një video të Christina Aguilera-s, e cila refuzoi t’i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me Spears gjatë një interviste të fundit, përcjell UBT News.
Videoja është nga tapeti i kuq i çmimeve Latin Grammy, kur Aguilera u pyet nëse ka qenë në komunikim me Spears pas përfundimit të konservatoritetit të saj 13-vjeçar. Publicisti i Aguilerës më pas ndërhyri për ta tërhequr Aguilera-n, duke thënë: “Jo, ne nuk do ta bëjmë këtë sonte. Më vjen keq”.
Aguilera u largua duke i thënë gazetarëve se nuk mund t’i përgjigjet pyetjes, por që shtoi se është e lumtur për të.
Spears postoi videon e Aguilerës krahas mesazhit: “I dua dhe adhuroj të gjithë ata që më kanë mbështetur… por të refuzosh të flasësh kur e di të vërtetën është e barabartë me një gënjeshtër! 13 vjet që jam në një sistem abuziv të korruptuar, por pse është një temë kaq e vështirë për njerëzit që të flasin? Unë jam ajo që e përjetova! Të gjithë mbështetësit që folën dhe më mbështetën, faleminderit… po, unë kam rëndësi!”
Spears dhe Aguilera u bënë të famshme së bashku si fëmijë në “The Mickey Mouse Club”, ku luajtën bashkë një vit. Si adoleshente, ato u shndërruan në yje botërore njëkohësisht. Në vitin 2003, ato ishin së bashku në performancën “famëkeqe” me këngëtaren Madonna në MTV VMA.
Ndërsa Aguilera po i shmangej pyetjeve rreth Spears, Lady Gaga (e cila ishte në premierën e filmit të saj “House of Gucci”), foli gjerësisht për Spears kur u pyet për lirinë e saj.
Lady Gaga shows support for Britney Spears and reveals her favorite Britney song: “She’s a woman in this business that showed a lot of power in her sexuality, even in her youth, in a way that for me as a young woman was just so inspiring and empowering.” https://t.co/S2fo5WyfKM pic.twitter.com/efAYYfhPNi
— Variety (@Variety) November 19, 2021
Menjëherë pasi Britney postoi për Aguilera-n, ajo gjithashtu postoi për Gaga-n për ta falënderuar për fjalët e saj.
“Faleminderit Lady Gaga që me të vërtetë gjetët kohën tuaj për të thënë diçka kaq të sjellshme”, shkroi Spears. “Ti më bëre të qaj! Të dua”.
Gaga tha se mënyra se si u trajtua Spears në biznes ishte e gabuar. “Unë mendoj se ajo do të jetë përgjithmonë një frymëzim për gratë”, shtoi ajo.
Pasi Spears postoi për Gaga-n, ylli i “House of Gucci” u përgjigj duke shkruar: “Të dua @britneyspears. Jetoje jetën tënde më të mirë. Unë u luta që sistemi ligjor t’ju trajtonte si person. Ju tani keni ndryshuar kursin për gratë në këtë industri përgjithmonë. Ju u ngritët për veten tuaj dhe ishit shumë e guximshme. Faleminderit”.
Gaga u pyet gjithashtu nga Variety se a do të bashkëpunonte me Britney Spears, ajo u përgjigj pozitivisht./UBTNews/