UBT News

Britney Spears ‘e tronditur’ pasi ish-bashkëshorti tenton t’ia prishë dasmën

Britney Spears “ishte e tronditur” pasi ish-bashkëshorti i saj Jason Alexander tentoi të prishte dasmën e saj me Sam Asgharin, tha një burim ekskluzivisht për Page Six.

“Britney është e tronditur, por nuk dëshiron ta lërë këtë të ndikojë”, ka thënë burimi para ceremonisë së dasmës.

“Të gjithë janë fatmirësisht të sigurt dhe Jason nuk është më në pronë”, shton burimi.

Policia e qarkut Ventura arrestoi Aleksandrin, 40 vjeç, të enjten pasi ai u shfaq në rezidencën e Spears dhe arriti të futej brenda.

Aleksander, i cili ishte i martuar me këngëtaren në vitin 2004, ishte live në Instagram teksa ngjitej në katin e dytë të shtëpisë dhe më pas brenda vendit ku do të mbahej dasma.

Aleksandri u dëgjua duke u prezantuar si “burri i parë” i Spears dhe pranoi se ai ishte “aty për të shkatërruar dasmën”.

Na është thënë se rreth 50 miq të ngushtë dhe anëtarë të familjes janë në listën e të ftuarve, përfshirë yjet si Madonna, Paris Hilton dhe Donatella Versace./UBTNews/

Exit mobile version