Britney Spears po shikon drejt të ardhmes me të fejuarin e saj, Sam Asghari.
Një javë pasi 39-vjeçarua u lirua nga kujdestaria 13-vjeçare, një burim i tha revistës People se ajo ka filluar përgatitjet për martesë.
“Britney po flet rreth asaj se çfarë lloj dasme do dhe po i shqyrton vendet e mundshme ku ta mbajë dasmën”, deklaroi ky burim.
Ata u fejuan në muajin shtator të këtij viti, pothuajse mbi një vit që prej kur filluan lidhjen.
Asghari i propozoi asaj martesë më 12 shtator, vetëm pesë ditë pasi babai i këngëtares, Jamie Spears paraqiti një peticion për t’i dhënë fund kujdestarisë 13-vjeçare. Kurse më 29 shtator ai u pezullua nga roli i kujdestarit.
Kurse të premten e javës së kaluar një gjykatë në Los Angeles i ka dhënë fund kujdestarisë 13-vjeçare të babait të këngëtares ndaj saj./UBTNews