UBT News

Britney Spears do të pauzojë për një kohë nga rrjetet sociale

Këngëtarja Britney Spears tha se do të pauzojë për një kohë nga rrjetet sociale, disa javë pasi bëri njoftimin se është në pritje të fëmijës së tretë.

40-vjeçarja njoftoi përmes Instagramit të dielën se do të largohet për pak nga rrjetet sociale.

Spears ka përdorur rrjetet sociale rregullisht përgjatë viteve për t’i informuar fansat rreth jetës së saj personale, për të adresuar lajme rreth raporteve familjare si dhe me lajme për kujdestarinë 13-vjeçare, e cila mori fund vitin e kaluar./UBTNews/

Exit mobile version