UBT News

Britney Spears arrin marrëveshje për librin

Britney Spears attends the Clive Davis and The Recording Academy Pre-Grammy Gala at The Beverly Hilton Hotel on Saturday, Feb. 11, 2017, in Beverly Hills, Calif. (Photo by Rich Fury/Invision/AP)

Ylli Britney Spears do ta tregojë rrëfimin e saj të jetës përmes një libri dhe ajo arriti një marrëveshje 15 milionë dollarëshe me shtëpinë botuese Simon & Schuster për botimin e një libri me kujtime.

Ky libër do të rrëfejë gjithçka rreth jetës personale të këngëtares dhe përjetimeve të saj gjatë kohës sa babai i saj ishte kujdestar i saj ligjor. Tabloidi New York Post raportoi së pari lidhur me librin e saj të ardhshëm.

Burimi kundërshtoi raportimet ku thuhej se vendimi i Spears për të ndarë historinë e saj ishte si kundërpërgjigje ndaj motrës së saj më të vogël, Jamie Lynn, të cilën këngëtarja e denoncoi publikisht.

Libri vjen në kohën kur këngëtarja nisi gjithçka nga fillimi. Ajo u fejua me partnerin e saj, Sam Ashari, dhe kujdestaria ligjore 13-vjeçare mbaroi vitin e kaluar.

Në seancat dëgjimore që u mbajtën gjatë verës, Spears e përshkroi marrëveshjen e urdhëruar nga gjykata si abuzive dhe tha se babai i saj, Jamie Spears, duhet të përballet me akuza penale për rolin e tij si kujdestar i saj. Kurse ky i fundit tha se veproi në interes të vajzës së tij. Britney ende nuk foli publikisht rreth planeve për librin./UBTNews/

Exit mobile version