Britney Spears, ka kujtuar ish të dashurin e saj, Justin Timberlake me anë të një postim në Instagram të cilën ajo e fshiu më vonë.
Pavarësisht se kishte ndarë video me ndjekësit teksa kërcente me këngët e tij, ikona e muzikës pop akuzoi Timberlake se “përdori” emrin e saj për të shitur albumin “Justified”.
Në postimin saj, këngëtarja e hitit “Toxic” kishte shkruajtur në lidhje me ata që e kanë tradhëtuar dekadat e fundit. Disa prej tyre nuk ishte vetëm këngëtari i njohur, por edhe mamaja me motrën e saj./lapsi.al