UBT News

Britney Spears abortoi sa ishte në lidhje me Justin Timberlake

Ylli Britney Spears ndau një përvojë personale të cilën e kishte mbajtur private për mbi 2 dekada në librin e saj të kujtimeve.

Gjatë periudhës sa ishte në lidhje me Justin Timberlake, Spears ishte shtatzënë dhe abortoi.

“Ishte befasi për mua, por nuk ishte tragjedi. E doja Justinin shumë. Gjithmonë ëndërroja të kemi familje”, shkroi ajo mes tjerash në libër.

“Por”, shkroi ajo, “Justin nuk ishte edhe aq i lumtur për shtatzëninë. Ai më tha se nuk ishim gati për fëmijë sepse ishim shumë të ri”.

Spears tregoi edhe si u ndje në atë periudhë.

“Nëse do të ishte vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë”, shkruan ajo. “E megjithatë Justin ishte aq i sigurt se nuk donte të bëhej baba”.

Exit mobile version