Ylli Britney Spears ndau një përvojë personale të cilën e kishte mbajtur private për mbi 2 dekada në librin e saj të kujtimeve.
Gjatë periudhës sa ishte në lidhje me Justin Timberlake, Spears ishte shtatzënë dhe abortoi.
“Ishte befasi për mua, por nuk ishte tragjedi. E doja Justinin shumë. Gjithmonë ëndërroja të kemi familje”, shkroi ajo mes tjerash në libër.
“Por”, shkroi ajo, “Justin nuk ishte edhe aq i lumtur për shtatzëninë. Ai më tha se nuk ishim gati për fëmijë sepse ishim shumë të ri”.
Spears tregoi edhe si u ndje në atë periudhë.
“Nëse do të ishte vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë”, shkruan ajo. “E megjithatë Justin ishte aq i sigurt se nuk donte të bëhej baba”.
“Deri më sot, është një nga gjërat më dhimbshme që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time”, shton ajo.
Timberlake dhe Spears ishin bashkë nga viti 1999 deri në vitin 2002./UBTNews/