UBT News

Britania njofton sanksione të reja kundër Rusisë, përfshihet edhe kreu i Kishës Ortodokse ruse

Sanksionet përfshijnë komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova – për “transferimin dhe birësimin e detyruar të fëmijëve ukrainas”.

Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, është sanksionuar gjithashtu për mbështetjen dhe miratimin e tij të luftës në Ukrainë.

“Ne po synojmë mundësitë dhe autorët e luftës së (Vladimir) Putinit, të cilët kanë sjellë vuajtje të shumta në Ukrainë, duke përfshirë transferimin e detyruar dhe birësimin e fëmijëve”, tha Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss./UBTNews/

Exit mobile version