UBT News

​Britania me sanksione të reja ndaj Rusisë, Putin hakmerret me kundërsanksione

Londra zyrtare shtoi tetë emra të rinj në regjimin e saj të sanksioneve kundër Rusisë dhe kjo e fundit ndërmori menjëherë kundërmasa. Rusia njoftoi sot se po ndalon hyrjen e 21 personave që i akuzon për bashkëpunim me median shkatërruese britanike në promovimin e narratives antiruse.

Lista përfshin gazetarë, ekspertë dhe anëtarë të OJQ-ve dhe emrat e tyre janë shtuar në emrat e qindra qytetarëve të tjerë perëndimorë të cilëve u është ndaluar hyrja në vend nga Rusia që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Lëvizja e Moskës vjen pasi Londra zyrtare shtoi tetë emra të rinj në regjimin e saj të sanksioneve kundër Rusisë.

Sanksionet e reja zbatohen për një kombinim individësh dhe kompanish: Kantemir Kaparbekovich Chalbaev, Zhanishbek Ulu Nazarbek, Leonid Shumakov, Altair Holding SA, CJSC Tengricoin, Grinex LLC, The Capital Bank of Central Asia dhe Old Vector LLC, raporton KosovaPress.

Sanksionet e reja synojnë rrjetet e kriptovalutave që Rusia përdor për të anashkaluar sanksionet ekzistuese.

Në një njoftim për shtyp, qeveria britanike deklaron se Rusia i është drejtuar sektorit financiar tç Kirgistanit në një përpjekje për të shmangur sanksionet.

“Ndërsa sanksionet vazhdojnë të godasin, Rusia i është drejtuar sektorit financiar kirgistanez për të kanalizuar paratë përmes rrjeteve financiare të errëta, duke përfshirë përdorimin e kriptovalutave. Këto rrjete kanë krijuar një sistem kompleks për të shmangur sanksionet e vendosura nga Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët e saj.

Exit mobile version