Reklamat për produktet apo shërbimet kozmetike, të krijuara për të ndryshuar pamjen fizike të një personi nën moshën 18 vjeç, duke filluar nga maji i vitit të ardhshëm do të ndalohen, njoftoi Komiteti i Praktikave të Reklamimit (CAP) në Britaninë e Madhe.
Rregullat e reja nënkuptojnë se kompanitë nuk do të jenë më në gjendje të reklamojnë në programe televizive procedura të tilla si zmadhim ose zvogëlim gjiri, abdominoplastikë ose ngushtim beli, operacion qepallash apo riformim hunde, që mund t’u interesojë fëmijëve nën mosha 18 vjeç.
Ndalimi mbulon gjithashtu mbushësit e lëkurës dhe trajtimet për përtëritje të lëkurës, të tilla si trajtimet me injeksion, peeling kimik dhe trajtime me lazer ose dritë dhe produkte për zbardhjen e dhëmbëve.
Komiteti i Praktikave të Reklamimit (CAP) tha se provat kontribuan në një “pamje gjithnjë e më të qartë” se fëmijët dhe të rinjtë janë të cenueshëm ndaj presioneve të imazhit të trupit dhe se perceptimet negative të imazhit të trupit ishin të përhapura në mesin e atyre grupeve të cilat mund të kenë një ndikim vlerësimi, mirëqenie dhe shëndeti mendor tek vetja.
”Rregullat e reja do të sigurojnë që reklamat nuk mund të synojnë askënd nën moshën 18 vjeç dhe aty ku fëmijët dhe të rinjtë i shohin ato, rregullat tona strikte të përmbajtjes nënkuptojnë se reklamat nuk mund të mashtrojnë ose të shfrytëzojnë me dobësitë e audiencës së tyre”, shtoi CAP.