UBT News

​Britania e India nënshkruajnë marrëveshje tregtare rreth 6 miliardë funte

Kryeministri britanik Keir Starmer i tha homologut të tij nga India Narendra Modi se nënshkrimi i marrëveshjes tregtare ishte një “ditë historike” për të dy vendet.

Në rezidencën e kryeministrit në Chequers, Starmer tha se marrëveshja përfaqësonte një “ndryshim të madh” në marrëdhënie, raporton BBC.

Modi tha se ata po “shkruanin një kapitull të ri” në historinë e përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë.

Marrëveshja vlen rreth gjashtë miliardë funte investime nga kompanitë indiane dhe britanike në ekonominë britanike dhe pritet të ketë një ndikim prej 4.8 miliardë funte në produktin e brendshëm bruto të Mbretërisë së Bashkuar.

Marrëveshja pritet gjithashtu të krijojë 2 mijë e 200 vende pune në vend. Tarifat për një gamë mallrash britanike do të ulen nga një mesatare prej 15 për qind në tre për qind, me qëllim rritjen e eksporteve në Indi me 11 miliardë funte.

Negociatat për marrëveshjen filluan në vitin 2022, kur Boris Johnson ishte kryeministër i Britanisë së Madhe dhe përfunduan në maj të këtij viti.

Exit mobile version