UBT News

Brikena Sopi me dramën “Hekurudha” fiton çmimin “Katarina Josipi”

Çmimi për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi” iu nda dramaturges Brikena Sopit me dramën “Hekurudha”. Dramë kjo e cila trajton historinë e të qenurit grua në një shoqëri në tranzicion.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ministri i këtij dikasteri, Hajrulla Çeku tha se ky është një çmim meritor.

“Falënderoj shumë jurinë që ka bërë një punë të mirë dhe ka ndërruar praktikën në bazë të standardit që vendos me mbajt edhe ky standard është shumë i mirëseardhur dhe besoj që kjo na nxit tash e tutje me pa këtë punë jo vetëm si një formalitet por si një vlerësim cilësorë dhe meritorë për punën e artistëve.(07:16)Këtë çështjen e çmimeve që i ndan ministria e përfunduam një pjesë të detyrimit që e kemi dhe e kemi këtë si një lloj instrumenti na e nxit krijimtarinë fisnike jo vetëm të i shpërblejmë më të mirët dhe besoj që këto janë momente përmes të cilave përveç që i identifikojmë dhe nxisin talentë në artë “, ka thënë Çeku.

Fituesja e këtij çmimi, Brikena Sopi tha se është nder për të zgjidhet më e mira në garën për çmimin “Katerina Josipi”.

Brikena Sopi, fituesja e këtij çmimi tha se për të është një nder që është fituese e këtij çmimi por nuk lë anash as duke falënderuar edhe Ministrinë që po i shtyjnë përpara konkurset e dramave.

“Është shumë nder i madh për mua me pranua një çmim të tillë sidomos për mua që jam një dramaturkë e re dhe sapo e kam fillua rrugëtimin tim artistikë. Dua ta përgëzojë Ministrinë e Kulturës njëkohësisht me falënderua që shtyu përpara konkursin e ‘Katerina Josipi’ sepse është një konkurs i cili po promovon drama shqipe dhe besoj që duhet të promovohet drama shqipe sepse ne kemi autorë, ne kemi tema”, thotë ajo.

Një nga anëtarët e jurisë Dorentina Basha tregoi se drama “Hekurudha” është një dramë psikologjike me qasje moderne, e cila trajton shoqërinë e ngujuar të kaluarës dhe të ardhmes.

“Drama ‘Hekurudha’ është një dramë psikologjike e cila me plocizitet po thuajse matematikorë në një ambiente minimalistë dhe me në qasje moderne trajton fërkimet në mes traditës moderne, gjinisë, familjes dhe individit brenda një shoqërie të ngujuar në mes të kaluarës dhe të ardhmes. Drama ofron një vështrim unik në botën e dy grave, dy gjeneratave që shpalosin në mënyrë elegante përmes dialogut ritmik gati muzikorë me një tension dramatik që me besnikëri përçon ndjenjën e të qenit grua në një shoqëri me tranzicion pavarësisht kontekstit kulturor apo momentit historik”, shton ajo.

Edhe Shefqet Gjocaj, zëvendësdrejtor artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës po ashtu pjesë e jurisë tha se drama në fjalë që nga fillimi ka qenë drama e pëlqyer dhe fituese e konkursit.

Exit mobile version