Reprezentuesi i Shqipërisë, Briken Calja, është shpallur kampion i Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme në peshëngritje.
Sportisti i Team Albania dominoi garën në kategorinë deri në 75 kilogramë, duke treguar formë të shkëlqyer.
Në stilin e shkëputjes, Calja realizoi tri prova të suksesshme, duke ngritur 147, 152 dhe 154 kilogramë. Me rezultatin maksimal prej 154 kilogramësh, ai fitoi medaljen e artë dhe njëkohësisht vendosi tri rekorde mesdhetare.
Edhe në stilin e shtytjes, Calja vazhdoi me paraqitje mbresëlënëse. Ai ngriti 184 kilogramë, duke vendosur rekordin mesdhetar në këtë stil dhe duke fituar medaljen e bronztë.
Kjo është një tjetër paraqitje e madhe e peshëngritësit shqiptar, i cili i ka dhuruar Shqipërisë një medalje të artë në “Taranto 2026”.
Me suksesin e Caljas, Shqipëria numëron tashmë gjashtë medalje në këto Lojëra: dy të arta, një të argjendtë dhe tri të bronzta.
D.L
