Yjet e serialit “Bridgerton” kanë falënderuar fansat, pasi Netflix njoftoi se ky është seriali “më i shikueshëm ndonjëherë”.
Gjiganti i transmetimit thotë se 82 milionë familje rreth botës e shikuan këtë serial në 28 ditët e para, duke i tejkaluar pritshmëritë e tyre.

Kjo dramë ka shikueshmëri më të madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani të Madhe, Indi, Francë dhe Brazil.
Ylli i “Bridgerton”, Phoebe Dynevor e përshkroi si lajm “të çmendur”./UBTNews