Grupimi i ekonomive të zhvilluara tani përfshin, përveç Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, edhe liderë të tjerë, duke përfshirë Xi Jinping, Narendra Modi dhe Vladimir Putin, të cilët kanë intensifikuar takimet mes tyre.
Nga 1 janari, Egjipti, Etiopia, Irani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe iu bashkuan grupit, duke krijuar një bllok që përbën 37% të GDP-së globale dhe që ka një tendencë që bie ndesh me atë të grupimeve të tjera si G7-a apo NATO.
Sipas ekspertëve, kërcënimi ndaj hegjemonisë amerikane dhe ndikimit evropian nuk është imediat, pasi BRICS është më tepër një klub informal që ka bashkuar vende që e shohin si rival Perëndimin. Ata kanë unifikuar forcat kundër një rendi ekonomik, të cilit i kundërvihen dhe që është kundër tyre.
Me përplasjet për tregtinë e lirë, pushtimin e Ukrainës dhe tensionet në Tajvan, marrëdhëniet e BE-së me Kinën po fragmentarizohen. Nga ana tjetër, Rusia nuk është në gjendjen e saj më të mirë.
Madje, ekspertët paralajmërojnë se zgjerimi i mëtejshëm i BRICS mund ta dobësojë aleancën, pasi diversiteti mes vendeve anëtare do ta bëjë edhe më të vështirë për ta rënë dakord. Në këtë aspekt, mbeten serioze përplasjet mes Kinës dhe Indisë, si dhe ato mes anëtarëve të rinj si Arabia Saudite dhe Irani, të cilët kanë qenë armiq historikë.