Brendan Fraser po kujton një përvojë të frikshme në xhirimet e filmit “The Mummy”.
Në The Kelly Clarkson Show, aktori kujtoi se ishte “ngulfatur aksidentalisht” gjatë xhirimit të një skene varjeje për filmin e tij të vitit 1999.
“Unë po qëndroja në gishtat e mi, me litar [rreth qafës time]” i tha Fraser, 54 vjeç, prezantueses Kelly Clarkson, duke i treguar për mënyrën se si ai kishte lëvizur shumë larg nga aty ku duhej, dhe kjo ishte arsyeja që e çoi në incident.
Fraser edhe më herët ka folur se si rolet e tij më fizike në filma si “The Mummy” dhe “George of the Jungle” i 1997-ës i lanë dëmtime serioze në trupin e tij.
Lëndimet e tij çuan në operacione të shumta, ku për çdo punë aktrimi që ai pranonte atë kohë, ai thotë se, “Unë ndoshta po përpiqesha shumë, në një mënyrë që është shkatërruese”./UBTNews/