UBT News

Brendan Fraser në xhirime të filmit “Batgirl”

Aktori Brendan Fraser është në xhirime të skenave të filmit “Batgirl” në Glasgow, teksa ai do të shfaqet në rolin e supervillanit Firefly.

Aktori i njohur për rolet e tij në “George of The Jungle” dhe “The Mummy”, realizoi një skenë të frikshme duke u larguar nga një barnatore e djegur me një shishe me pilula.

Mbrapa tij qëndronte një ekip i tërë duke e mbikëqyr aksionin. Të gjithë ishin me maska./UBTNews

Exit mobile version