UBT News

Brenda shtëpisë 7 milionë dollarëshe të Cara Delevingne

A e keni menduar ndonjëherë se si duken shtëpitë e më të preferuarve tuaj?

Këtë herë zgjodhëm supermodelen e shndrruar në aktore, Cara Delevingne, për t’iu treguar se si duket shtëpia në të cilën ajo e kalon gjithë kohën e lirë. Edhe pse aktorja vinte nga një familje e pasur, ajo ka zgjedhur të jetojë ndaras në një apartament, i cili padyshim dëshmon se ajo ka stil në përzgjedhjen e interierit.

Çdo dhomë në shtëpinë e Cara-s ka një motiv të ndryshëm sa i përket interierit. Fillimisht, është motivi i natyrës që vjen përmes letër-murit të saj Gucci, mandej një varg bimësh dhe qilim shkallesh që përmbajnë leopardë duke u ngjitur nëpër shkallë.

Dashuria e saj për lojëra dhe argëtim shihet në dollapin e saj të kostumeve, tendën e pokerit, makinat e arkadave./UBTNews

Exit mobile version