Që nga tetori i vitit të kaluar ekipi i përfaqësueses së Kosovës ka mbetur pa trajner, pas shkarkimit të Bernard Challandes.
Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për Dukagjinin bëri të ditur se brenda kësaj jave do bëhet zgjedhja e trajnerit të ri të Përfaqësueses së Kosovës.
Ademi bashkë me Komitetin Ekzekutiv kanë bërë një përzgjedhje me pesë emrat e fundit që konsiderohen më të mirë për përfaqësuesen tonë. Ata janë gjermanë, zvicranë, francezë, polakë, belg dhe holandezë.
Kryetari u shpreh i nderuar pasiqë kanë aplikuar shumë persona për marrjen e drejtimit të ekipit tonë, ndër ta nuk kishte asnjë shqiptar./UBTNews