UBT News

Brenda dy dekadave, kontinenti afrikan nuk do të ketë më akullnaja

Akullnajat e Afrikës do të zhduken plotësisht brenda dy dekadave. Ky lajm tejet shqetësues për ekuilibrat natyrale dhe jo vetëm të kontinentit vjen nga një raport i Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO).

Akullnajat e fundit në Afrikë ndodhen në malet Kilimanjaro, Kenya dhe Rwenzori. Në Kilimanjaro, mali më i lartë i kontinentit, akullnaja Furtwangel është tkurrur me 70% nga viti 2014, ai malit Rwenzori ka humbur rreth 90% të dimensioneve të vrojtuara në fillim të shekullit të 20-të, përqindje e njëjtë edhe për akullnajat e malit Kenya.

Mungesa e akullnajave do të ndikojë drejtpërdrejtë mbi ekonominë lokale, duke tkurrur edhe turizmin malor që mbante qindra familje në vende si Kenia, Tanzania etj.

Por kjo është vërtetë vetëm pika më sipërfaqësore e një situate dramatike për atë kontinent që sipas raportit në vitet në vijim do të përballet me “rritje të mëtejshme të temperaturave, rritje e nivelit të detit që do të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje toke, por edhe thatësirë të madhe”.

Sipas kreut të WMO, Petteri Talas, “tkurrja e akullnajave tregon rrezikun e një ndryshimi të pakthyeshëm për planetin”. Pjesa më e madhe e fajit për këtë situatë i faturohet aktivitetit njerëzor, ku si paradoks, industritë afrikane ndikojnë vetëm për rreth 5% të totalit.

Exit mobile version