UBT News

​Brazili i jep ultimatum Ancelottit

Carlo Ancelotti thuhet se ka kohë deri në natën e Vitit të Ri për të dhënë aprovimin e tij për t’u bërë trajneri i ri i Brazilit.

Vazhdimisht thuhet se Ancelotti pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu”, për ta nisur një aventurë të re si punën e trajnerit të një kombëtareje.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Endaldo Rodrgues ka sugjeruar në muajin korrik që Ancelotti do të marrë detyrën e trajnerit të Kombëtares së Brazilit, para se të nis Kupa e Amerikës në qershorin e vitit 2024.

Sidoqoftë, ende asgjë nuk është nënshkruar zyrtarisht ose konfirmuar që Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit.

“Cadena Cope” tani ka bërë të ditur se pritet që italiani 64-vjeçar të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni.

Exit mobile version