UBT News

Brazili dhe Spanja solidarizohen me Viniciusin

Brazili dhe Spanja do të luajnë një ndeshje miqësore si pjesë e kampanjës kundër racizmit për tu solidarizuar me yllin e Real Madridit, Vinicius Junior.

Miqësorja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” në muajin mars, ashtu siç u bë e ditur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales, i cili u takua së fundmi me homologun e tij te Federata e Futbollit të Brazilit (CBF), Ednaldo Rodrigues.

Vinicius ka qenë vazhdimisht pre e abuzimit racor këtë sezon në La Liga, kur përfaqësonte “Galaktikët”.

“Nuk ka vend për ofendimet racore në futbollin tonë”, tha Rubiales.

“Është e rëndësishme ta kuptoni që dënime më të rënda duhet të aplikohen në rastet e racizmit nga autoritetet e futbollit. Gjobat nuk janë të mjaftueshme. Edhe klubet duhet të dënohen”, tha Rodrigues.

Exit mobile version