Aktori i njohur së fundi shpjegoi dinamikën e tij të vërtetë me këngëtaren dhe aktoren Lady Gaga dhe atë që ra ndodhi gjatë performancës së tyre “Shallow” në Oscar 2019, përcjell UBT News.
Lady Gaga dhe Bradley Cooper ndezën thashethemet për romancë në vitin 2018 kur filmi doli në kinema. Pavarësisht thashethemeve, Gaga ka pohuar prej kohësh se ata në të vërtetë nuk ishin të përfshirë në mënyrë romantike.
“Po, njerëzit panë dashuri dhe e di çfarë? Kjo ishte ajo që ne donim të shihni ju”, tha ajo tek Jimmy Kimmel në vitin 2019. Ajo e dinte se thashethemet ishin ushqyer vetëm nga performanca e tyre në Oscars atë vit. Sa i përket performancës, edhe Bradley konfirmoi se ata vetëm po aktronin.
“Ai e kishte konceptuar performancën që të shpalosej si një skenë nga filmi pjesërisht për të ndihmuar në menaxhimin e frikës së tij për të kënduar live”, sipas një gazete.
Bradley tha,“Vetëm nga një këndvështrim personal, [aktrimi gjatë performancës] zvogëloi nivelin e ankthit”.
Ndërsa Gaga e ka mohuar vazhdimisht ndonjë histori romance me aktorin, sa herë i’u është dhënë mundësia.
“Sinqerisht, unë mendoj se shtypi është shumë budalla. Dua të them, ne bëmë një histori dashurie. Për mua, si interpretuese dhe si aktore, sigurisht që donim që njerëzit të besonin se ishim të dashuruar”, kishte thënë ajo më 2019. “Ne donim që njerëzit ta ndjenin atë dashuri në Oscars. Ne donim që ajo të kalonte direkt në lentet e asaj kamere dhe në çdo televizion në të cilin po shikohej”.
Kur filmi doli, Bradley ishte në një lidhje me Irina Shayk, por lajmet për ndarjen e tyre u përhapën në qershor të vitit 2019. Gjithashtu Gaga dhe i fejuari Christian Carino thuhet se e prishën fejesën e tyre në fillim të vitit, por që ajo e konfirmoi atë vetëm në qershor të vitit 2019.
Gaga tani është në lidhje me Michael Polansky, kurse Cooper është parë përsëri nën shoqërinë e modeles, Irina Shayk.