Aktori Bradley Cooper deklaroi se në vitin 2019 ishte kërcënuar me thikë në një metro në qytetin e New York-ut. Ylli i “Star is Born”, tha se ky incident ishte një “eksperiencë e çmendur”.
“E kisha zakon të ecja nëpër rrugët e New Yorkut me kufje në vesh, dhe pak para se të shpërthente pandemia isha në metro rrugës për ta marrë vajzën time Lea nga shkolla, kur u sulmova nga një burrë i cili më kërcënoi me thikë. Ishte një eksperiencë e çmendur dhe në atë moment e kuptova se isha rehatuar më shumë se që duhej nëpër rrugët e qytetit. Dhe kisha harruar të ruhem nga krimet që fatkeqësisht janë të zakonshme në këtë vend”, ka deklaruar Cooper gjatë një interviste me aktorin Dax Shepherd për podcastin e tij “Armchair Expert”.
Aktori më tej tregoi se arriti të ikte nga ai dhe u fsheh në një qoshe. Pastaj e fotografoi atë dhe këto fotografi ia kishte dorëzuar policisë./UBTNews