Ndërsa Brad Pitt dhe Angelina Jolie vazhdojnë procesin e tyre të diskutueshëm të divorcit, aktori së fundi ka shitur një pronë që ata më herët ndanin bashkë.
Pitt e shiti pronën për 39 milionë dollarë, sipas RadarOnline.com, pasi e kishte blerë atë nga aktorja Cassandra Peterson në 1994 për vetëm 1.7 milionë dollarë. Kompleksi përfshin një pellg peshqish Koi, kinema, park patinash, dhe shumë ambiente të tjera.
Aktori e vendosi pronën për shitje muaj më parë, me një çmim prej 45 milionë dollarësh./UBTNews/