UBT News

Brad Pitt lanson linjën e produkteve për lëkurë

Ylli Brad Pitt ka lansuar një linjë të produkteve për kujdes ndaj lëkurës – dhe është për të gjitha gjinitë.

“Le Domaine”, linja të cilën aktori e bashkëthemeloi me kultivuesit e verërave organike të familjes Perrin, synon të ngadalësojë procesin e plakjes së lëkurës, njofton kompania përmes faqes së saj në internet.

“Nuk dua të ikë nga plakja. Është një koncept nga i cili s’mund të ikim, por do të doja që kultura jonë ta përqafojë këtë koncept”, deklaroi ai mes tjerash.

Ai shtoi se ndonëse procesi i plakjes tingëllon “i çuditshëm” dhe si “përrallë”, megjithatë e vërteta është se “lëkurën duhet ta trajtoni në mënyrë të shëndetshme”.

Produktet të cilat variojnë nga 80 deri në 385 dollarë, përmbajnë dy përbërës aktivë ekskluzivë, të patentuar GSM10 dhe ProGR3./UBTNews/

Exit mobile version