UBT News

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë në lidhje prej disa muajsh

Brad Pitt u pa me ish-gruan e aktorit Paul Wesley dhe miqtë Cindy Crawford dhe Rande Gerber në një koncert Bono në Los Angeles të dielën.

Ata janë takuar me njëri-tjetrin prej pak kohësh dhe një burim i tha revistës PEOPLE se “Brad është vërtet i dashuruar me Ines”.

Në shtator, kishte thashetheme se Brad ishte i lidhur me supermodelen Emily Ratajkowski, e cila që atëherë raportohet të jetë në fazat e hershme të një romance me komedianin, Pete Davidson.

Megjithatë, muajin e kaluar u pretendua se Brad ishte në të vërtetë duke u takuar me modelen./UBTNews/

Exit mobile version