UBT News

BQK: Do të ndërmarrim masa adekuate për mbështetje të ekonomisë në rast të një mbyllje totale

Në vitin 2020 si pasojë e pandemisë COVID-19, ekonomia e Kosovës pësoi rënie 7.2 përqind. Kështu bëri të ditur guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti në një konferencë për media, ndërsa thotë se kanë identifikuar nevojat dhe se do të ndërmarrin masat adekuate për mbështetje të ekonomisë në rast të një mbyllje totale.

Guvernatori Mehmeti sot takoi edhe komunitetin e biznesit për të identifikuar nevojat për mbështetjen e ekonomisë, në rast se veç ndodhë sërish një mbyllje si pasoje e pandemisë COVID-19.

“Masat e ndërmarra nga qeveria me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë e kanë ndikuar aktivitetin ekonomik në Kosovë dhe si rezultat i kësaj ka kufizime të aktiviteteve ekonomike dhe në vitin 2020 kemi një rënie ekonomike minus 7.2 përqind. Nëse veç ndodhë që të kemi një mbyllje të mëtutjeshme pikërisht edhe për këtë arsye kanë qenë këto takime që i kemi mbajtur sot me përfaqësuesit e bankave. Në rast se paraqitet nevoja për një mbyllje të mëtutjeshme ne veç kemi identifikuar nevojat, dhe këto takime do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim me qëllim që edhe masat që do ti ndërmarrim do të jenë në kontinuitet ose ne harmoni ose sipas nevojave që të paraqiten në mënyrë që ta suportojmë ekonominë e vendit”, tha Mehmeti.

Mehmeti thotë se bankat vazhdojnë të kenë likuiditet të mjaftueshëm, ku vetëm gjatë vitit të kaluar bankat kanë ndihmuar ekonominë diku me 1.5 miliard euro.

“Bankat vazhdojnë të kenë likuiditet të mjaftueshëm, vetëm gjatë vitit 2020 në periudhën e pandemisë, bankat e kanë ndihmuar ekonominë diku me 1.5 miliard euro”, theksoi Mehmeti.

Guvernatori Mehmeti pikërisht për mundësinë e mbylljes të sërishme të vendit ka takuar përfaqësuesit e bankave, bizneseve dhe fondit garantues.

Exit mobile version