Sot në Kupën e Botës 2026 zhvillohen dy ndeshje të rëndësishme të fazës së 1/8 së finales, ku katër kombëtare do të luftojnë për një vend në çerekfinale.
Sfida e parë nis në ora 18:00, ku Argjentina përballet me Egjiptin. Kampionët në fuqi synojnë vazhdimin e rrugëtimit drejt mbrojtjes së titullit, ndërsa Egjipti kërkon të shkaktojë një nga surprizat më të mëdha të turneut.
Në mbrëmje, duke filluar nga ora 22:00, Zvicra do të përballet me Kolumbinë në një duel që pritet të jetë mjaft i luftuar. Të dyja kombëtaret kanë treguar paraqitje të mira deri në këtë fazë dhe synojnë një vend mes tetë skuadrave më të mira të Botërorit.
Fituesit e këtyre dy përballjeve do të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale, ku do të përballen mes vete për një vend në gjysmëfinale.
D.L
