Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar të cilët do të paraqiten në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Trajneri, Murat Yakin ka bërë përzgjedhjen e fundit të 26 lojtarëve që do të jenë pjesëmarrës në Botërorin “Katar 2022”, ku padyshim nuk mungojnë dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Po ashtu, në grumbullim është përfshirë edhe një futbollist me prejardhje shqiptare, respektivisht Ardon Jashari, kurse vërehet mungesa e Andi Zeqirit.
Kombëtarja e Zvicrës gjendet në Grupin G të kualifikimeve në Botërorin “Katar 2022”, ku është pozicionuar me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.