Përfundon ëndrra për medalje në Kampionatin Botëror të xhudos në Doha të Katarit për Laura Fazliun.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Laura Fazliu është mposhtur në raundin e parë të repesazhit nga xhudistja hungareze Szofi Ozbas, raporton KosovaPress.
Me këtë humbje, Fazliu e mbyll garën në këtë Botëror të xhudos.
Ndërkaq, Fazliu deri te raundi i parë i repesazhit regjistroi tre fitore radhazi, ndërsa më pas u ndal në çerekfinale, kështu duke e vazhduar garën në repesazh, ku edhe aty u mposht nga Szofi Ozbas.