Kombëtarja e Amerikës në basketboll e ka publikuar ekipin e meshkujve, të cilët do ta përfaqësojnë vendin në Kampionatin Botëror të basketbollit 2023 nga 25 gushti deri më 10 shtator në Manila.
12 basketbollistë do ta përfaqësojnë Kombëtaren e Amerikës në këtë Botëror të basketbollit.
Ekipi përbëhet nga: Paolo Banchero (Orlando Magic), Mikal Bridges (Brooklyn Nets), Jalen Brunson (New York Knicks), Anthony Edwards (Minnesota Timberwolves), Tyrese Haliburton (Indiana Pacers), Josh Hart (Knicks), Brandon Ingram (New Orleans Pelicans), Jaren Jackson Jr. (Memphis Grizzlies), Cameron Johnson (Brooklyn Nets), Walker Kessler (Utah Jazz), Bobby Portis (Milwaukee Bucks) dhe Austin Reaves (Los Angeles Lakers).
“Ne jemi të emocionuar për sfidat përpara dhe presim me padurim mundësinë për të garuar në Kupën e Botës FIBA për meshkuj 2023. Jam i bindur se duke punuar së bashku dhe nën udhëheqjen e stafit tonë të jashtëzakonshëm stërvitor, ky ekip do të përfaqësojë me krenari Shtetet e Bashkuara këtë verë në Manila”, tha drejtori i kombëtares, Grant Hill.
E mbushur nga disa fitues të çmimeve të NBA-së, Kombëtarja e SHBA-së përmban nëntë basketbollistë që kanë përvojë të mëparshme të basketbollit në SHBA, me Hart, Johnson dhe Reaves që pritet të bëjnë debutimin e tyre në kombëtare këtë verë.
Steve Kerr (trajner i Golden State Warriors) do të jetë në rolin e trajnerit të Kombëtares së Amerikës.