UBT News

Botërori 2026,Spanja, Belgjika dhe Uruguaji në aksion sot në Grupet G dhe H

Kampionati Botëror 2026 vazhdon sot me hyrjen në garë të Grupeve G dhe H, ku janë në program tri ndeshje interesante.

Në orën 18:00, Spanja, një nga favorite për trofe në Grupin H, përballet me Kepin e Gjelbër, që po debuton për herë të parë në një Kampionat Botëror.

Në orën 21:00 zhvillohet dueli mes Belgjikës dhe Egjiptit, një ndeshje që pritet të tërheqë vëmendje të madhe, sidomos për shkak të yllit egjiptian Mohamed Salah. Ky takim konsiderohet ndër më interesantët e ditës në Grupin G.

Programi i ditës përmbyllet në mesnatë me përballjen mes Arabisë Saudite dhe Uruguajit në Grupin H, ku uruguaianët hyjnë si favoritë, ndërsa sauditët synojnë të surprizojnë.

Botërori 2026 po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë dhe është edicioni më i madh në histori, me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe 104 ndeshje deri në finalen e 19 korrikut.

D.L

Exit mobile version