Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, bazuar në borxhet e krijuara deri më tani njofton të gjithë klientët e amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve që do të bëhet procedimi i borxheve në procedurën përmbarimore përmes Përmbaruesve Privat.
Sipas njoftimit, afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të faturës së mbeturinave është deri 6 nëntor 2023.
“Prandaj, ju bëjmë thirrje gjithë klientëve që kanë borxhe ndaj kompanisë të shfrytëzojnë afatin kohor si njoftim paralajmërues për kryerje të obligimeve të tyre. Po ashtu, njoftojmë gjithë klientët që kanë borxhe të krijuara që Kompania “Pastrimi”, ofron mundësinë e marrëveshjes për riprogramim të borxheve me këste deri 24 muaj”, thuhet në njoftim.
“Pastrimi” fton gjithë klientët të përmbushin obligimet që kanë ndaj kësaj kompanie dhe në rast të mospagesës së obligimeve (borxheve), njofton që borxhet e pa paguara pas datës 06 nëntor 2023 do të procedohen tek përmbaruesit privat.