UBT News

Borussia Munchengladbach nga sezoni i ardhshëm me trajner të ri

Gjiganti gjerman, Borussia Munchengladbach nga sezoni i ardhshëm do të bëhet me trajner të ri.

Trajneri aktual, Marco Rose, javë më parë bëri të ditur se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, dhe Gladbach ka reaguar duke e gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Xabi Alonso do të jetë menaxheri i ri i Borussia Munchengladbachit.

Marrëveshja është arritur, ai do të bashkohet me klubin nga qershori dhe do të zërë vendin e Marco Rose.

Exit mobile version