Nervozizmi i Leonardo Bonuccit në fund të ndeshjes finale të Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit i ka tejkaluar limitet sa që ka ofenduar dhe kërcënuar zyrtarin e Interit, Cristiano Mozzillo.
Gjithçka ndodhi në sekondat e fundit të vazhdimeve në këtë ndeshje kur italiani po përgatitej të futej në lojë për ekzekutimin e penalltive, por që ishte Alexis Sanchez ai që shënoi gol dhe ia dha fitoren e Interit.
Fesat e madhe e stafit të Interit në pankinë nuk i ka pëlqyer aspak Bonuccit i cili i është ofruar Mozzillos duke e shtyrë dhe duke iu drejtuar me fjalët: “Ti nuk feston dot para meje m***. Unë të vras”.
Këto fjalë janë incizuar dhe tashmë edhe po deshifrohen nga organet disiplinore të Serie A dhe sipas asaj që raporton “Il Tempo”, lojtari mund të pezullohet për ndeshjet e mbetura të Serie A.