Edon Zhegrova është përsëri në qendër të vëmendjes nga klubet e mëdha evropiane, të cilat janë të interesuara për shërbimet e yllit kosovar. Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Napoli ka shprehur interes për transferimin e 25-vjeçarit dhe ka pasur bisedime me klubin francez të Lilës për mundësinë e një transferimi në merkaton e janarit.
Megjithatë, skuadra franceze ka refuzuar të negociojë për kalimin e Zhegrovës gjatë kësaj periudhe të transferimeve. Pavarësisht kësaj, Napoli e vlerëson shumë Zhegrovën dhe e ka vendosur në krye të listës së dëshirave për afatin kalimtar. Gjasat janë të mëdha që transferimi i Zhegrovës të materializohet gjatë verës, kur të dyja palët mund të gjejnë një marrëveshje të përbashkët.
Zhegrova ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar në tregun evropian, dhe interesimi i skuadrave të mëdha për të tregon vlerësimin e tij në nivel ndërkombëtar./UBTNews/