Një kampion Europe vjen për të luajtur titullar në një skuadër të re por çuditërisht Gianlugigi Donnarumma po ngroh ende stolin te Paris Saint Germain.
Edhe në Champions League, portieri Italian nuk u zgjodh nga Pochettino si titullar duke preferuar Keylor Navas dhe zyrtarisht trajneri argjentinas e ka një justifikim për zgjedhjen e tij, shkruan Ora News.
“Vendimet merren ndeshje pas ndeshjeje për të mirën e grupit”, ishin fjalët e trajnerit i cili sipas “L’Equipe” u ka thënëtë gjithë lojtarëve se i pret rivaliteti dhe konkurenca në skuadër.
Gjithsesi, portieri Italian po e merr me qetësi për momentin këtë situatë për të mos nxitur asnjë debat apo konflikt në dhomën e zhveshjes së parizienëve e nga ana tjetër nëse kjo situatë zgjat ende kështu, te PSG do të plasë një “bombë” e madhe që do të shkaktonte probleme brenda grupit.
Për Pochettinon, zgjedhja e Navas në Champions ka ardhur pas paraqitjeve të mira vitin e kaluar të kostarikanit në këtë kompeticion dhe për trajnerin ai e meriton të luajë dhe ka eksperiencën e duhur por durimit të Donnarummas do t’i vijë fundi dhe gjërat nuk do të jenë kaq të lehta më pas shkruajnë në Francë