Qeveria e Brazilit ka njoftuar planet për të përshpejtuar pagesat e mirëqenies së këtij muaji për nevojtarët, ndërsa presidenti Jair Bolsonaro përgatitet të përballet me rivalin e majtë Luiz Inacio Lula da Silva në një raund të dytë zgjedhjesh.
Pagesat prej 600 R$ (120$) sipas programit Auxilio Brasil do t’u dërgohen mbi 20 milionë familjeve mes 11 dhe 25 tetorit.
Fillimisht, ndihma financiare ishte planifikuar të jepej javën e ardhshme, nga data 18 deri më 31 tetor.
“Pse të mos ndihmojmë popullatën e varfër për shkak të periudhës zgjedhore? Ne po dalim nga një pandemi, një kohë lufte, energjie dhe pasigurie ushqimore”, tha ministri brazilian i shtetësisë, Ronaldo Bento, gjatë një konference për shtyp për ndryshimin e datës të enjten.
“Ata që janë të uritur nuk mund të presin” shtoi ai.
Megjithatë, kritikët kanë spekuluar rreth motivimeve të mundshme politike, të cilat Bento i mohoi./UBTNews/