Në një incident të paparashikueshëm në arenën boksierike olimpike, boksiereja italiane Angela Carini ka braktisur ndeshjen e saj të parë brenda disa sekondave, duke iu dorëzuar përballë një boksieres trans nga Algjeria, gjatë Lojrave Olimpike në Paris.
Ndeshja e shpejtë u shënua në ora 13:32 të datës 1 gusht 2024. Carini, e cila kishte nisur duelin me shpresën për një rezultat të mirë për Italinë, u përball me një situatë të papritur. Në sekondat e para të duelit, ajo mori një goditje të fortë në fytyrë, e cila i shkaktoi dhimbje të madhe. Pa kaluar ende një minutë nga fillimi i ndeshjes, Carini vendosi të tërhiqej. Ajo ngriti dorën në një shenjë dorëzimi, megjithatë nuk i shtrëngoi dorën kundërshtares së saj nga Algjeria.
Duke iu drejtuar stafit të saj, ajo dukej se po thoshte: “Më dhemb shumë hunda, nuk dua të vazhdoj më.” Ky vendim i papritur për tërheqjen ndaj një kundërshtareje trans solli reagime të shumta.
Edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ndodhej në Paris për të mbështetur sportistët e saj, ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje. “Për këtë çështje nuk jam dakord. Ndeshja nuk ishte me armë të barabarta,” tha Meloni, duke shprehur mosmarrëveshje për situatën e krijuar në ring.
Ngjarja shënon një moment të rëndësishëm në arenën sportive përkatëse dhe ka sjellë diskutime të mëtejshme në lidhje me barazinë dhe kushtet e garave në sportet e olimpiadave./UBTNews/