Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk u largua nga vendi i tij për t’u përgatitur për përballjen me kundërshtarin e tij, Anthony Joshua. Usyk u regjistrua në ushtrinë ukrainase për ta mbrojtur vendin e tij nga pushtimi rus.
Në muajin shtator ai e mposhti Joshuan, por sërish do të përballet me britanikun në muajin qershor.
Usyk tani do të fillojë kampin e tij stërvitor, por ndryshe nga disa raportime të mediave, BBC e kuptoi se kampi nuk është në Poloninë fqinje.
Prilli fillimisht mendohej si datë e mundshme për revanshin, por Joshua ishte i interesuar për një trajner të ri dhe bisedimet e zgjatura me kampionin e WBC, Tyson Fury, çuan drejt shtyrjes./UBTNews/